Sot seancë plenare, 5 ministra japin llogari në Kuvend, vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

Politikë

Sot seancë plenare, 5 ministra japin llogari në Kuvend, vendoset edhe
Ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot për seancë plenare me një rend dite të ngjeshur. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 5 interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike.PD

kërkon sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave.

Opozita ka kërkuar interpelancë dhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu. Kjo e fundit do të pyetet mbi krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara që do të administrojë koncesionet në shëndetësi si dhe furnizimet me barna.

Një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës është dhe votimi i formulës së re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve. Sistemi i drejtësisë është në kolaps pasi qeveria ka bllokuar në Thesarin e Shtetit pagat për muajin gusht.

Sot seancë plenare, 5 ministra japin llogari në Kuvend, vendoset edhe

Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Por, magjistratët thonë se drafti është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërish jashtë Kuvendit për protestë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion