Parashqevi Simaku rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë: Gjyshi im vinte me bastum dhe bashkë...

Showbiz

Parashqevi Simaku  rrëfen kujtimet më të bukura të

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka ndarë një mesazh me rastin e Pashkëve. Përmes një videoje në rrjetin e saj social, Simaku shprehet se kujtimet e saj të më të bukura të fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe gjyshit të saj.

Parashqevi Simaku në video kujton dhe gjyshin e saj që vinte në shtëpi me bastun dhe traditën e drekës së Pashkës.

“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër.

E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve.

Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion