Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë fillim jave
Lajmifundit
/
21 Prill 2025, 08:02
Aktualitet

Dita e hënë me mot relativisht të qëndrueshëm. Era me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Deti - Valëzimi 1- 2 ballë.


