Aktivistët shpalosin banerin gjigand në tarracën e Pallatit të Kulturës: 28-29 Nëntor, Protestë Kombëtare
Lajmifundit
/
24 November 2026, 20:09
Aktualitet

Datat 28-29 nëntor përveç festës së kombit, do të jenë edhe dy ditët e protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Rama.
Përgatitjet po vijojnë intensivisht këto ditë dhe aktivistë po bëhen gati për një pjesëmarrje masive.
E pranishme do jetë dhe diaspora shqiptare, e cila pritet të jetë në shesh këto data.
Sakaq, aktivistët kanë shpalosur sot një baner gjigand mbi Pallatin e Kulturës ku shkruhet: 28-29 nëntor Protestë Kombëtare.


