“Tre vjet pa ty Bos”, Julian Deda kujton të atin me fjalët prekëse

Julian Deda ka kujtuar të atin, Zef Dedën, në trevjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes një postimi plot mall në Instagram.
Aktori ka publikuar një imazh ku shfaqet përkrah të atit, shoqëruar me këngën “Dance With My Father” të Luther Vandross. Krahas tij, Juli ka ndarë disa fjalë të ndjera, duke shprehur mungesën që Zefi ka lënë në familje.

“Tre vjet pa ty Bos. Na mungon shumë zemra ime. Të du fort Babo..!”, shkruan ai.
Dedikimi ka sjellë edhe reagime nga kolegë e miq, të cilët janë bashkuar me mesazhe në kujtim të aktorit.
“Zefi i mungon të gjithëve! Qoftë pranë Zotit”, ka komentuar Rozana Radi. Ndërsa Rudina Dembacaj e ka kujtuar shkurt me fjalët “I madhi”, shoqëruar me një zemër.


