Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi gjatë një stërvitjeje, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

Një alarm sigurie është dhënë pasditen e kësaj të marte në Eskisehir të Turqisë, pasi një helikopter ushtarak i tipit AS 532 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor.
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur në një deklaratë, se rrënojat e helikopterit janë gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.
"Helikopteri ynë i Forcave Ajrore AS-532, i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime stërvitjeje, pësoi një aksident.
Mbetjet e helikopterit tonë janë gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë", tha Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare. Ekipet të shumta shpëtimi ndodhen në vendngjarje.


