Orinda më e gjatë se ai, Turi flet për herë të parë për këtë problem të çiftit

Turjan Hyskaj është bombarduar nga pyetjet në “Kurthin e Piter Panit”. Një nga fëmijët ishte kurioz të dinte nëse Turi e kishte problem nëse bashkëshortja e tij, Orinda Huta, ishte më e gjatë.
Me batutë, por edhe me seriozitet, Turi tha se më shqetëson ndonjëherë kur vesh taka, por jam i lumtur që jam burri i saj.

“Unë jam i lumtur që i kam ngjarë mamit, por nuk jam i lumtur që i kam ngjarë fisit të mamit, se po të kisha ngjarë nga fisi babit do isha 1.85cm. Unë dola 1.76. Unë jam i lumtur që jam burri Orindës, për gjatësinë ndonjëherë më vjen keq kur vesh ndonjë takë të lartë, po çfarë të bëjmë”, u shpreh ai


