“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

Showbiz

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila

Në një intervistë për Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë për përjetimin e arrestimit të saj në Itali dhe dilemat që përjetoi.

“Ke një akuzë prej 20 vjetësh ose më shumë dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë të makinës, por sigurisht jo 20 vite,” rrëfeu Elsa, duke përshkruar momentin kur u ndalua nga karabinierët.

Ajo shtoi se përballë prangave u ndje e shtangur, duke reflektuar mbi gabimet e saj: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg.”

Këngëtarja tregoi gjithashtu për një nga momentet më të vështira të jetës së saj: lajmin për vrasjen e nënës në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane. “Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha për ta parë nënën. Kur u ktheva në tetor, e pashë vetëm një gur,” tha ajo.

Edhe pas shumë vitesh, humbja e nënës mbetet e papërballueshme për të. “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj,” shprehet Elsa.

ME TE LEXUARAT