Një nënë e dytë për fëmijët e Markut, Rudina: Gëzuar ditëlindjen djali im, të dua (Foto)
Lajmifundit
/
4 Maj 2021, 10:20
Showbiz

Rudina Dembacaj ka uruar në Instagram story djalin e bashkëshortit të saj për ditëlindje. Por nuk është kjo që merr vëmendjen, por fjalët që ka shkruar. “Gëzuar ditëlindjen djali im, të dua”, shkruan aktorja, në foton ku ka dalë me të.
Çifti ka pothuajse 2 vite që janë bashkë dhe shpesh herë aktorja ka treguar se ka marrëdhënie të mirë me fëmijët e tij.

Frroku ka tre fëmijë me gruan e parë, që ka ndërruar jetë. Ndërsa Rudina është nëna e një vajze me burrin e parë.


