“Më kërkoi të hiqja dorë nga muzika”, Fifi flet për marrëdhënien me ish- të dashurin
Lajmifundit
/
21 October 2021, 09:13
Showbiz

Fifi ka folur sërish për ish- të dashurin e saj të fundit. Ajo më herët rrëfeu se nëna e tij nuk e donte, ndërsa të martën në darkë ajo tha se ai i kishte kërkuar që ajo të linte muzikën.
Ajo tha se sjellja e nënës së tij dhe kërkesat e tij e kishin dëmtuar shumë psikologjikisht. Këngëtarja bëri me dije se për shkak të gjendjes që ai e futi, ndjesive që merrte nga ai, ka pirë qetësues të shumtë.
“Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi. Ajo tha se dashuria për të ka qenë e madhe dhe se kur ai u largua nga ajo, është shkatërruar, duke mos besuar shumë tek djemtë.


