Basha: Do të pastrojmë llumin e tranzicionit, është interes i të gjithë shqiptarëve

Politikë

Basha: Do të pastrojmë llumin e tranzicionit, është interes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për meidat.

Duke  argumentuar rëndësinë e vettingut në politikë të propozuar nga PD, Basha theksoi se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.

“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion