Tensione në pedonalen e Fierit, nxjerr th'ikën dhe k'ërcënon shoferin, procedohet 42-vjeçari

Aktualitet

Tensione në pedonalen e Fierit, nxjerr th'ikën dhe
Një 42-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë drejtuesin e një automjeti që po kalonte në pedonalen e qytetit.

Ngjarja u bë e ditur pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një shtetas duke mbajtur në dorë një mjet prerës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë ndërhynë mbrëmjen e djeshme, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 42-vjeçarit A. F., banues në Fier. Sipas Policisë, shtetasi dyshohet se ka kanosur me thikë drejtuesin e automjetit. Gjithashtu, bëhet me dije se ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
 
Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion