“Më dhemb zemra”, Ish-banori i “Ferma VIP” merr goditjen e rëndë në familje
Lajmifundit
/
30 Prill 2025, 08:08
Showbiz

Pas largimit nga “Ferma VIP”, ish-fermeri Gani Gërmia po përjeton një tjetër sfidë të vështirë në jetën personale.
Ende i pa marrë veten plotësisht nga presioni dhe pasojat emocionale nga izolimi, ai është përballur me një ngjarje të dhimbshme familjare.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Gani njoftoi humbjen e djalit të hallës, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe që po kalon familja e tij.
Në mesazhin e tij emocional, ai shprehu trishtimin për ndarjen e papritur nga jeta të të afërmit të tij.


