Balluku publikon foto nga Asambleja e PS-së: Më 9 maj do të fitojmë një tjetër betejë nën vizionin e Ramës

Politikë

Balluku publikon foto nga Asambleja e PS-së: Më 9 maj do të

Deputetja socialiste Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Asambleja Kombëtare që u zhvillua këtë të shtunë. Përmes një postimi në Instagram, Balluku e cilëson PS-në si një familje të madhe, e ndërtuar mbi vlerat, bindjet dhe një vizion të qartë politik.

Ajo thekson se, pavarësisht diversitetit të mendimeve, besimi dhe përgjegjësia e përbashkët janë elementët që bashkojnë strukturat e partisë. Po ashtu në postim, deputetja ndalet edhe te sfida e 9 majit, duke shprehur bindjen se Partia Socialiste do të arrijë një tjetër fitore nën drejtimin dhe vizionin e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Partia Socialiste është një familje e madhe, e ndërtuar mbi vlera, bindje dhe një vizion të qartë politik.

Diversiteti i mendimeve është pjesë e natyrshme e familjes tonë, por ajo që na bashkon është më e rëndësishme: besimi, përgjegjësia dhe angazhimi për të ecur përpara së bashku.

Suksesi ynë qëndron te uniteti, disiplina dhe mbi të gjitha, organizimi kapilar i strukturave tona.

Më 9 Maj, në Ditën e Europës, me përkushtim, energji dhe përgjegjësi të përbashkët, do të fitojmë një tjetër betejë, nën vizionin e Edi Ramës, sepse forca e një familjeje politike qëndron edhe te aftësia e saj transformuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion