Luizi suprizohet nga burri i motrës: Që kur i mori prindërit e mi në Amerikë u bë si djali i shtëpisë

Showbiz

Luizi suprizohet nga burri i motrës: Që kur i mori prindërit e mi

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi.

Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

Por mbrëmja ishte akoma më e veçantë sot për Luizin, pasi pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpi ai ka marrë një mesazh nga mbesat e tij dhe motra në Amerikë, përmes një video-je.

Ato shprehen mbështetjen ndaj tij dhe se e duan ta fitojë këtë spektakël.

Por surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Burri i motrës ka qenë banori i cili e ka surprizuar përmes prezencës së tij në dhomën e surprizave dhe i ka kërkuar që Luizi ta fitojë BBV2.

Ai i kërkoi që të fikë dritat i fundit në shtëpi. Ndërsa Luizi tha se që kur kunati i tij mori prindërit e tij në Amerikë, ai u bë si djali i tyre, pra si vëlla për të.

Ai u shpreh se për sa kohë që ai i do aq shumë motrën, për të është gjithmonë i dashur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion