Temperatura “plazhi” në mars, njihuni me parashikimin e motit për sot

Aktualitet

Temperatura “plazhi” në mars, njihuni me parashikimin e motit

SHQIPËRI- Deri në orët e mesditë një pjesë e mirë e Shqipërisë parashikohet të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Vranësira të pakta pritet të ketë në shtrirjen Lindore.

 Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare herë pas here do të shfaqen dhe në qytetet e zonës së ulët.

Por përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë intervalet e gjata me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës së diel.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion