Koncertet në Amerikë, kunati e bën të ndryshojë punë Luizin, këngëtari zbulon “profesionin” e ri

Showbiz

Koncertet në Amerikë, kunati e bën të ndryshojë

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban koncerte të shumta.

E teksa ndodhet në Amerikë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka takuar edhe familjarët e saj.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se këna me shtruar do pllaka”, thotë Luizi duke qeshur. (Shiko këtu) 

Ndërkohë kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”.

 

ME TE LEXUARAT