Këngëtari shqiptar i inatosur përmend “Për’puthen”: Po bëhen të gjthë këngtarë me…

Erik Lloshi një nga këngëtarët më të parapëlqyer në vend ka reaguar së fundmi për muzikën në vend, ku thekson se po bëhen këngëtarë të gjithë. Duke përmendur emisionin “Përputhen”, Erik Lloshi në një intervistë televizive tha se klubet e natës marrin këngëtarë që kanë më shumë followersa, por edhe sepse ata kërkojnë më pak lekë se këngëtarët me famë të hershme.
“Gjithsecili prej nesh ka hapësirat e veta sikurse dhe ky llumi që mundohen të bëjnë përpara dhe sa më shumë famë. Por problemi është që duhet të arrijnë deri kur i kanë limitet. Disa pronarë lokalesh nate dhe lounge, kur të marrin në telefon thotë shiko se ky që ka dalë tani, që kam më shumë folloëers se ty, kërkon më pak.
Kanë arritur deri aty që del me dikë që është bërë show në x televizion, siç është Për’puthen. Po dalin gjysma prej tyre po bëhen këngëtarë dhe bëjnë një klip qesharak. E drejtë është kjo? Nuk është thjesht inat, është e drejta ime me mos shkelur dinjitetin tim artistik, duke kënduar këngën time në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Dhe këtë duhet ta kërkojnë të gjithë ata që nuk ndihen”, tha këngëtari


