Humbje e madhe për artin, ndërron jetë nga një sëmundje e keqe aktori i Harry Poter

Showbiz

Humbje e madhe për artin, ndërron jetë nga një sëmundje

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçari aktori Paul Ritter, si pasojë e një tumori në tru. Mësohet se aktori ka ndërruar jetë një ditë më parë, sipas njoftimit të miqve të tij.

Ritter është i njohur për filmat e tij, si Harry Potter dhe Friday Night Dinner.

“Me hidhërim të madh konfirmojmë që Paul Rotter është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij me bashkëshorten Polly dhe djemtë Frank e Noah. Ai ishte 54 vjeç dhe vuante nga një tumor në tru”, ka thënë agjenti i tij.

Ritter ishte gjithashtu një aktor i talentuar i skenës dhe ishte nominuar për një çmim Olivier më 2006 për interpretimin e tij në Coram Boy dhe për një çmim Tony për rolin e tij më 2009 në Conquests Norman.

ME TE LEXUARAT