Protestuesit bllokojnë autostradat në Itali, makinat dhe kamionat bëhen varg

Autostrada A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud është bllokuar ditën e sotme, pasi protestusit kanë nisur protesta masive kundër qeverisë. Kjo përshkak rihapjes së pjeshme të tregjeve në zonat që janë të kuqe në Itali.
Mësohet se operatorët e tregut, pronarët e bareve dhe restoranteve si dhe pronarët e palestrave dhe qytetarët e thjeshtë, po protestojnë kundër qeverisë, pasi janë bërë 5 javë që janë zonë e kuqe duke u bllokuar kështu aktivitetin e bizneseve.

Për pasoja, kjo ka sjellë një kilometër trafik ku shumë makina dhe kamion kanë mbetur varg në radhë në A1 Milan-Napoli midis kryqëzimit me A16 Napoli-Canosa dhe Caserta Sud në drejtim të Romës. Gjithashtu trafik është krijuar dhe në De Luca për shkak të protestave kundër masave të Covid.