Habit George Clooney: Misioni im si baba është t’u mësoj fëmijëve gjëra të tmerrshme

Showbiz

Habit George Clooney: Misioni im si baba është t’u mësoj

Aktori holliudian George Clooney ka treguar në intervistën e tij të fundit për ‘Entertainment Tonight’ se e vogla e familjes Ella është mjeshtre e rrengjeve familjare. Intervista që do shfaqet e plotë në ditët në vazhdim, ka marrë vëmendje të madhe vetëm me këtë deklaratë.

“E gjitha puna ime në shtëpi si baba është t’u mësoj fëmijëve gjëra të tmerrshme. Nuk e keni idenë sa shumë kënaqësi marr duke u mësuar fëmijëve si të tmerrojnë nënën e tyre”, ka treguar aktori.

Habit George Clooney: Misioni im si baba është t’u mësoj

George ka zbuluar më tej se Ella, 3 vjeç, dikur mendonte se veprimet e tij dhe të binjakut të saj ishin të shpifura, por kur pa sa shumë qeshnin mësoi t’i bënte dhe po ja del mirë.

Habit George Clooney: Misioni im si baba është t’u mësoj

Më herët 59-vjeçari ka treguar se ju ka mësuar fëmijëve rrengun e pelenave të pista, duke ju treguar si t’i lyejnë me nutella dhe sa herë kanë pasur mysafirë, ata iu dalin para me pelenat dhe fillojnë t’i hanë. “Nuk e keni idenë sa njerëz kemi trembur kështu. Epo ja që unë ua mësoj këto”, tregoi asokohe Clooney.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion