Dhunohet për shkak të detyrës shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, “përplasje” në mes të qytetit

Është dhunuar për shkak të detyrës shefi i krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është prezantuar si shef i krimeve teksa ka konstatuar një konflikt në një lokal për të neutralizuar sherrin, por është sulmuar nga disa persona.
Policia ka shoqëruar 15 persona të cilët ndodhen në komisariat. Bakalli është futur për të shpëtuar dy qytetarë që po dhunoheshin, është futur për t'i shpëtuar jetën.
A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur te lokal Orange. Bakalli është futur për të shpëtuar disa persona nga truprojat, pasi po i dhunonin me grushte dhe aty e kanë qëlluar edhe shefin e krimeve. Rreth 15 të shoqëruar po mbahen në komisariat, priten arrestime.


