Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e Instagram-it” lejohet të mbajë licencën profesionale

Showbiz

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e

Levi Whalley, një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, do të vazhdojë ta ruajë licencën profesionale, pavarësisht dënimit për tentativën e futjes në Mbretërinë e Bashkuar të 32 kilogramëve kanabis, me vlerë rreth 160 mijë paund.

32-vjeçarja nga Blackburn u ndalua në Aeroportin e Birminghamit në dhjetor 2023, bashkë me shoqen e saj, Sophie Bannister, pasi punonjësit e kufirit gjetën lëndën narkotike në bagazhet e tyre, sipas The Sun.

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e

Whalley kishte në valixhe 38 pako me kanabis, të cilat peshonin rreth 19 kilogramë. Dy vajzat u thanë autoriteteve se po ktheheshin nga një udhëtim tre-ditor në Nju Jork.

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e

Në vitin 2025, ajo u deklarua fajtore për kontrabandë droge. Gjykata e dënoi me 16 muaj burg, por ekzekutimi i vendimit u pezullua për 18 muaj, çka bëri që ajo të shmangte burgimin.

Çështja u shqyrtua edhe nga një tribunal i Këshillit të Infermierisë dhe Mamisë, i cili vendosi të mos e hiqte Whalley-n nga regjistri i infermierëve. Masa e marrë ndaj saj ishte pezullimi për 12 muaj, pasi heqja e licencës u vlerësua si “joproporcionale dhe tepër ndëshkuese”.

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e

Në seancë, Whalley tregoi se, kur ndodhi ngjarja, po përballej me vështirësi të mëdha në jetën personale.

Sipas saj, në fillim mendonte se nga SHBA-ja do të sillte disa ora dore, por më vonë kishte zbuluar se valixhja përmbante drogë. Ajo pretendoi gjithashtu se ishte kërcënuar që të mos e ndërpriste udhëtimin.

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e

Duke i përshkruar veprimet e saj si një “vendim shumë të gabuar”, infermierja shprehu pendesë. Whalley tha se tashmë është bërë nënë, ka kryer 80 orë punë në komunitet dhe synon t’i rikthehet profesionit të infermieres.

ME TE LEXUARAT