“Shumë shkelje nga shoferët”, rrugorët në Elbasan: Kujdes, kontroll me dron dhe makina inteligjente

Shpejtësia dhe parakalimet e gabuara vijojnë të mbeten ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në Elbasan, Viktor Dulaj, thotë se pakujdesitë e shoferëve po sjellin ngjarje të rënda.
“Shkeljet që evidentohen më shpesh janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, mosvendosja e rripit të sigurimit, mosrespektimi i sinjalistikës, parkimet e gabuara, si dhe qarkullimi i automjeteve me xhama të errësuar jashtë standardeve dhe me shkarkime të modifikuara që krijojnë ndotje akustike”, Viktor Dulaj, shefi i sektorit të policisë rrugore, Elbasan.
Rrugorët u bëjnë apel shoferëve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos përdorin telefonin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme.


