Divani fluturon gjatë stuhisë në Turqi, pamjet bëhen virale në internet

Bota

Divani fluturon gjatë stuhisë në Turqi, pamjet bëhen virale

Prej ditësh Ankaraja është goditur nga erërat e forta, në rrjetet sociale janë postuar video të ndryshme për motin e ashpër që ka goditur vendin.

Në një video që ka qarkulluar duket se divani po fluturonte në qiell gjatë stuhisë, ndërsa era e ka rrëmbyer nga ndonjë ndërtesë e lartë.

Onur Kalmaz, personi që filmoi videon tha për mediat lokale se askush nuk u lëndua nga ky incident, madje divani u rrëzua në kopshtin e tij në një gjendje të mire dhe mund të përdoret sërish.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion