Fifi e bën rrugë, fsheh sërish cigaret por këtë herë bashkëpunon me Sabianin

Fifi ka fshehur sërish cigaret dhe në krah të saj është Sabiani. Të dy këngëtaret planifikojnë si të “zhdukin” cigarette. Fifi merr jastëkun dhe i fut aty brenda dhe në një moment në dhomë futet Sheila.

Të dy këngëtarët u sollën qetë, morën jastëkun dhe dolën jashtë.

Plani i Fifit është ta mbaj për pak në krah jastëkun që mos të duket sikur ka diçka të fshehur aty, pasi e pa Sheila. Të dy të vendosur, Sabiani dhe Fifi vazhdojnë lojën e tyre, ndërkohë ende nuk ka ardhur asnjë reagim nga banorët.

Ndërkohë kujtojmë se në natën e parë, kur VIP-at u futën, Fifi dhe Monika morën cigaret dhe i fshehën në dollap. Banorët e kuptuan lojën vetëm kur Arbana ia zbuloi natën e spektaklit.


