Semi dhe Beniada lahen në një vaskë, Donaldi dhe Iliri i ngacmojnë

Dje, Beniada dhe Semi vendosen të lahen bashkë në vaskë. Duke folur, kënduar dhe pirë verë, dy vajzat nuk gjetën qetësi.

Iliri dhe Donaldi nuk vonuan që të mbërrijnë pranë tyre për ti ngacmuar. Iliri duke i dhënë muhabet e më pas vjen Donaldi që i vendos Semit në kokë në kurorë të bërë me lule.

Dy vajzat duket se e pëlqyen ndërhyrjen e djemve, shoqëria me të cilët është vënë re që në fillim. Kujtojmë se u përfol një afrimitet më shumë se shoqëror mes Donaldit dhe Semit, por që çdo ditë që kalon, vërteton se mes tyre nuk ka asgjë.

Përflitet një simpati mes Donaldit dhe Beniadës, por as kjo nuk ka situata konkrete të përsëritura.


