Fansi sekret mbush studion me trëndafila, Sara Karaj emocionohet: Ta zbulojmë…

Sara Karaj u surprizua nga fansi sekret në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell”, nën drejtimin e Ronaldo Sharkës.
Ish-banorja e Big Brother VIP fillimisht mori disa trëndafila të kuq, por më pas petalet nisën të binin nga tavani i studios.
Ajo u emocionua dhe falënderoi publikisht fansin sekret, për të cilën u shpreh se shpreson ta njohë sa më shpejt.
“Unë ndihem shumë mirë. Shumë faleminderit adhuruesit.
Shpresoj që ta zbulojmë se kush është, që të sqarojmë edhe njerëzit, se është përfolur”, tha ajo.
Sara ka treguar se shkoi ne Londer dy vjece. Ajo thote se ka studion e saj, eshte marre me modelingun dhe ka perfunduar studimet dhe po vazhdon aktivitetin e saj normalisht pas daljes nga Big Brother Vip 3.
Sara theksoi se ka nje vajze tri vjece e gjysme.
"Kam qene e lidhur, e fejuar me nje mashkull shqiptar. E kemi linur Helenen me dashuri, por u ndame sepse pikesynimet e jetes tone nuk perputheshin. Ruajme mardhenie per vajzen. Patem debate sepse karakteret tona nuk perputheshin, por per femijen bejme te pamunduren per ti dhene dashuri./tch



