'Tërmet' politik në Qeveri/ Rama mbledh ministrat në shtator, gati të ndryshojë kabinetin

Politikë

'Tërmet' politik në Qeveri/ Rama mbledh ministrat në

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec

Të dielën dhe të hënën mësohet se ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.

Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. 

Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.

Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion