U gjet pa jetë pranë varrit të babait, çfarë dihet deri më tani për vdekjen e Triumf Feratit

Kosovë&Rajon

U gjet pa jetë pranë varrit të babait, çfarë dihet

Familja e Triumf Feratit, të riut që u gjet pa shenja jete pranë varrit ku prehet babai i tij në fshatin Gurakoc të Istogut, ka hapur dyert e mortit.

Djali i vogël i ish-kryetarit të bashkise së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati do të përcillet për në banesën e fundit nesër 26 mars, ndërsa sot familja e tij pret vizitat ngushëlluese.

Njoftimi për ceremoninë mortore është bërë në rrjetin social Facebook nga vëllai i të ndjerit, frybashkiak aktual i Istogut Ilir Ferati.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc.

 Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, shkruan Ilir Ferati në Facebook.

Ndërkaq rrethanat e vdekjes së të riut mbeten ende një mister. Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati. Autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Istogut, Fadil Ferati, ka ndërruar jetë 14 vite më parë.Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të kësaj force politike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion