Baba Mondi kremton me besimtarët/ Berisha: Do të shkoj në SHBA, shteti Bektashi antikushtetues

Politikë

Baba Mondi kremton me besimtarët/ Berisha: Do të shkoj në SHBA,

Vetëm pak ditë nga lajmi për miratimin në shtator të Shtetit Bektashi, në malin e Tomorrit nisi pelegrinazhi tradicional.

Në festën e Abaz Aliut kryegjyshi Edmond Ibrahimaj e vuri theksin te kontributi për paqe. Ndërsa në teqenë e Kulmakut besimtarë e pelegrinë nisën lutjet e festën, në tiranë Sali Berisha iu përgjigj ndjekësve në rrjetet sociale pikërisht mbi shtetin bektashi.

Madje ai akuzoi se me krijimin e monedhës BEK, është kryeministri Edi Rama që ka një prapaskenë. Kryedemokrati tha se ai vetë nuk do dalë në protestë, siç tha ai për të mos e bërë partiake, por ftoi çdo kënd për pjesëmarrje.

Madje si shembull për zgjedhje të lira solli Prishtinën.

Berisha edhe një herë paralajmëroi se do të jetë për vizitë në SHBA edhe pse nuk dha një datë.

Jashtë vëmendjes së tij nuk mbeti as përplasja në Vuno mes kryeministrit Edi Rama dhe Arjan Konomit.

Sipas Berishës ndalimi i gazetarit tregon dhunën e mazhorancës ndaj medias

ME TE LEXUARAT