Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama: Vijon aksioni (VIDEO)

Politikë

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama: Vijon aksioni

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqyet. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ky aksion do të vijojë edhe më tej.

“Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që në korrik të vitit 2025 dhe lidhet me programin “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT