Eurovision 2025/ Dyshja përfaqësuese, Shkodra Elektronike zbulojnë se kur do të ngjiten në skenë!

Showbiz

Eurovision 2025/ Dyshja përfaqësuese, Shkodra Elektronike

Shkodra Elektronike ka dhënë sot një intervistë për “Wake Up”, për të rrëfyer emocionet e tyre para nisjes së Eurovision.

Ditën e djeshme keni patur provën e madhe në skenë, si kanë qenë përjetimet?

Beatriçe: Emocioni për mua ka qenë i fortë, ndihet dhe në video. Por ne vazhdojmë të punojmë për natën e parë.

Kolë: Unë nuk kam emocione fare, e kam kaluar atë fazë. (qesh)

Beatriçe: Kam unë emocione për të tërë.  

Beatriçe: Nuk e di për vitet e tjera, por organizimi i Eurovision ka qenë i paparë këtë vit.

Kolë: Zviceranë…

Fustani yt Beatriçe ka qenë një vepër arti, e punuar nga nëna jote dhe sjell në mendje legjendën e Rozafës… Prej asaj legjende është inspiruar kostumi. Nëna na vesh që nga 2019, kjo nuk është hera e parë që bën veshjet tona. Këtë kostum e ka ‘qarë’.

I keni lexuar komentet e njerëzve që ju kanë vlerësuar lart në mundësitë për fituar këtë vit?

Beatriçe: Kur i lexojmë, mendojmë që këta njerëz janë të marrë si ne. (qesh)

Kolë: Kemi kohë akoma, kemi gjysmëfinalen, para se të mendojmë për këto gjëra.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion