EMRAT/ Dy këngëtaret e famshme shqiptare përleshen fizikisht në palestër

Showbiz

EMRAT/ Dy këngëtaret e famshme shqiptare përleshen fizikisht

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur midis Nora Istrefi dhe Melinda Ademit ditën e djeshme në një palestër në Prishtinë.

Bëhet me dije se artistet janë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën, ndërsa dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, kanë treguar se gjendja e tyre në ato momente ishte aspak e këndshme, shkruan Icon Style.

Deri më tani nuk është publikuar asnjë imazh që do ta zbardhte rastin në fjalë, veçse ajo që dihet është se dyshja, Nora e Melinda nuk e kanë ndjekur njëra-tjetrën në mediat sociale, derisa kjo ngjarje ndodhi dhe dyshja reflektuan duke e shtuar njëra-tjetrën në listat e personave që ndjekin në Instagram.

Madje dyshja vazhdojnë t’i kenë postimet e tyre të bashkëpunimit të vitit 2021, kur bashkë me Gjikon publikuan këngën “Ay Caramba”.

Gjithsesi, lidhur me rastin e përleshjes fizike, nuk kanë reaguar deri më tani, as Nora Istrefi e as Melinda Ademi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion