76 ditë protestë/ Vijon edhe sot revolta qytetare kundër qeverisë, Diaspora zbarkon në Tiranë

Aktualitet

76 ditë protestë/ Vijon edhe sot revolta qytetare kundër

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar për javë me radhë me tubime, marshime dhe grumbullime përpara Kryeministrisë.

Protestuesit kanë denoncuar korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje.


Në ditën e 76-të, thirrjet për pjesëmarrje masive vijojnë, ndërsa protestuesit presin edhe përfshirjen e diasporës në tubimet e paralajmëruara për 14, 15 dhe 16 gusht që pritet të mbushin sërish sheshet e kryeqytetit.

Protesta tashmë është kthyer në një prej lëvizjeve më të gjata qytetare të zhvilluara në vend, me organizatorët që deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT