Zjarret në vend/ Haki Çako gjen fajtorët: 90% e rasteve janë të vëna nga dora e njeriut

Aktualitet

 Zjarret në vend/ Haki Çako gjen fajtorët: 90% e rasteve

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për situatën e zjarreve në vend. Në një intervistë për News24, Çako tha se vatrat më problematike aktualisht ndodhen në kreshtën e Malit të Dajtit, ndërsa theksoi se zona e banuar nuk është në rrezik.

Sipas tij, reshjet lokale kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës në zonën e Priskës, si dhe në territoret në kufi me Petrelën dhe Lundrën. Megjithatë, edhe në këto zona vijon puna për izolimin e disa vatrave.


Çako bëri të ditur gjithashtu se rreth 90% e rasteve të zjarreve dyshohet se shkaktohen nga dora e njeriut.

“Vatra më problematike është ajo që ka përfshirë kreshtën e Malit të Dajtit. Në operacionin e datës 12, në mbrëmje, situata kërkoi angazhimin e strukturave për evakuimin e banorëve, por u arrit që të mos kishte dëme në njerëz. Zona e Dajtit nuk paraqet rrezik për banesat, por duke qenë Park Kombëtar, vëmendja është shumë më e shtuar”, deklaroi Çako.

Ai nënvizoi se ekipet zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, me fokus në shuarjen e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve.

ME TE LEXUARAT