Gazeta zvicerane shkruan se Rama kontrollon bumin e ndërtimeve dhe të pasurive të paluajtshme/ "Është piktor"

Aktualitet

Gazeta zvicerane shkruan se Rama kontrollon bumin e ndërtimeve dhe të

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur edhe te projekti i investimit në Zvërnec dhe te mënyra se si po zhvillohet sektori i ndërtimit në vend.

Në shkrim ngrihet pretendimi se kryeministri Edi Rama nuk mund të mos jetë në dijeni të zhvillimeve të tilla, pasi ai ushtron kontroll të gjerë mbi vendimmarrjen në vend.

Gazeta e paraqet Ramën si një figurë me rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa përmend edhe akuzat e ngritura nga kritikët e tij për mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

Në shkrim përmendet edhe libri roze “Albanian Files”, që gazeta thote se në Shqipëri konsiderohet si nje aktakuze ndaj kreut te qeverise.

“Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në Art Basel.

Se si e imagjinon ai të ardhmen arkitekturore të vendit të tij, tregohet në librin “The Albanian Files”. Në rreth 800 faqe prezantohen më shumë se 500 projekte ndërtimi, të hartuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture në Shqipëri. Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama.


Disa arkitektë pranojnë hapur se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri përmes ËhatsApp-it ose Instagramit, me kërkesën për të hartuar projekte për Shqipërinë- projekte që më pas, sipas pretendimeve, janë realizuar edhe me paratë e mafias së drogës.

Sipas aktivisteve dhe gazetarëve të pavarur, në raste të tilla nuk zhvillohen tenderë publikë. Sipas akuzave të tyre, Rama shpesh merr vendime dhe qeveris si një autokrat.

Një arkitekt nga Roterdami e lavdëron këtë liri të pakufishme dhe madje i uron Ramës të qeverisë për gjithë jetën.

“The Albanian Files” është botuar nga Lars Müller Publishers në Zyrih. Disa aktivistë në Tiranë e konsiderojnë tashmë librin si një lloj “aktakuze të shkruar kundër Edi Ramës”.

Rama i mohon akuzat dhe i cilëson ato si pjesë të një fushate kundër tij dhe Shqipërisë,” shkruan gazeta.

ME TE LEXUARAT