Egli Tako me kostum tradicional të nuseve të Kosovës, çfarë po paralajmëron...?!

Showbiz

Egli Tako me kostum tradicional të nuseve të Kosovës,

Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ngjallur entuziazëm të madh tek fansat, pasi ka ndarë në Instagram pamje nga prapaskenat e projektit të saj më të ri muzikor, i cili publikohet nesër.

Në fotot e publikuara, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, duke kombinuar bukurinë e trashëgimisë kulturore me një elegancë moderne që e karakterizon.

Pak ‘behind the scenes’ deri sa të dalin këngët nesër-shkruan artistja në postim, duke paralajmëruar daljen e këngës “SHUJ SHUJ – KU JE NIS”, në bashkëpunim me dy emra të njohur të skenës shqiptare, Fifi dhe Mergim Taa.

Ky bashkëpunim ka ngjallur reagime pozitive dhe pritshmëri të larta në rrjetet sociale, ndërsa pamja tradicionale e Eglit në klip ka marrë komente të shumta nga ndjekësit që e kanë vlerësuar për stilin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion