Kush është ai? Wanda Nara në lidhje me ish-shokun e skuadrës së Mauro Icardit?

Showbiz

Kush është ai? Wanda Nara në lidhje me ish-shokun e skuadrës

Bota e showbiz-it dhe futbollit është sërish në qendër të vëmendjes, teksa qarkullojnë zëra të nxehtë për një romancë të re që përfshin Wanda Narën.

Pas ndarjes me Mauro Icardin, duket se 37-vjeçarja argjentinase mund të ketë gjetur ngushëllim në krahët e një tjetër futbollisti – dhe jo çdokujt: Achraf Hakimi, ish-shok skuadre i Icardit te PSG!

Sipas gazetarit argjentinas Yani Latorre, Nara dhe Hakimi – 26 vjeç, aktualisht pjesë e PSG-së dhe dikur yll i Borussia Dortmund – janë përfshirë në një marrëdhënie të re. Ky zhvillim vjen ndërsa beteja ligjore mes Nara-s dhe Icardit vazhdon, pas përfundimit zyrtar të lidhjes së tyre rreth gjashtë muaj më parë.

Detaje që i japin zjarr thashethemeve

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit në Mynih, ku francezët fituan 5-0, Nara u pa në tribunat e stadiumit. Ajo publikoi një video festimi në “Instagram” ku në qendër të vëmendjes ishte… Achraf Hakimi. Mbishkrimi që ngjalli reagime: “Ta thashë unë”.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas Latorre, Nara qëndroi në të njëjtin hotel me lojtarët e PSG-së dhe familjet e tyre, ndërsa mori pjesë edhe në festën private të ekipit pas ndeshjes.

Një kapitull i ri për të dy?

Lidhja e mundshme me Hakimin do të ishte një kthesë e papritur në historinë personale të Nara-s, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj shpërthyese me Mauro Icardin. Nga ana tjetër, Icardi duket se e ka lënë pas të kaluarën dhe është tashmë i fejuar me aktoren María Eugenia Suárez – një romancë që vjen pas vetëm pesë muajsh lidhjeje dhe që kujton aferën e tyre të mëparshme, e cila dikur konsiderohej si arsyeja e krizës së martesës me Naran.

Kujtojmë se edhe Hakimi ka një histori personale të ndërlikuar. Ai u nda në vitin 2023 nga aktorja spanjolle Hiba Abouk, me të cilën ka dy fëmijë. Pas ndarjes, futbollisti bëri bujë në media pasi rezultoi se të gjitha pasuritë i kishte regjistruar në emër të nënës së tij – duke bërë që ish-bashkëshortja të mos përfitonte asgjë në ndarje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion