“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del në mbrojtje kryegjyqtares së Elbasanit

Showbiz

“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del

Këtë të dielë në E Diell në pjesën e dytë të emisionit u trajtua një temë lidhur me atë që ka ndodhur me kryegjyqtaren e Elbasanit.

Reagimet në studio ishin të shumta. I pari që hapi debatin e që “dënoi” aktin e saj ishte Bledi Mane, i cili shpjegoi se për shkak të pozitës e detyrës së kryegjyqtares kjo sjellje është e patolerueshme.

Nga ana tjetër, një tjetër mendim dha edhe Shqipja me Antonelën e Përputhen, të cilat nisën një debat të ashpër mes njëra-tjetrës për këtë temë.

Sipas Shqipes, një reagim si i kryegjyqtares është i patolerueshëm, pasi ajo vet nuk mund t’i drejtohet me gisht mesi qytetarëve shqiptar. Ishte ky mendim i saji që ndezi gjakrat e bëri Antonelën të dilte disi nga vetja.

“Nëse edhe mua do të më bullizonin njësoj si atë, jo një por të gjithë gishtat e mesit do i ngrija kundër tyre”- u shpreh ajo.

Debati mes vajzave vazhdoi e mesa duket të dyja vajzat nuk do të jenë kurrë në një mendje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion