Ekspertët të revoltuar: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhdukur

Aktualitet

Ekspertët të revoltuar: Të rihapen kufijtë, virusi në

Operatorët turistikë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë marketing për situatën e pandemisë në Shqipëri.

Xhimi Lala, përfaqësues i operatorëve turistikë, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kufijtë për Shqipërinë duhen rihapur sepse situata epidemiologjike nuk është më e rrezikshme.

“Sezoni ka filluar dhe duket i mbarë. I mbarë duket më shumë për pjesën e bregdetit. Pritshmëritë janë shumë të mira, urojmë që nga 1 korriku të rihapen kufijtë dhe të nisë edhe turizmi kulturor. Urojmë këtë vit të arrijë 50-60% të turistëve në 2019, ishte viti më i mirë. Urojmë që 2022, që ka goxha kërkesa, të jetë shumë shpresëdhënës, urojmë të kthehemi në normalitet.

Akoma kufijtë e Evropës janë të mbyllur për Shqipërinë, duht bërë një marketing i fuqishëm për situatën e pandemisë në Shqipëri sepse virusi është zhdukur thuajse komplet. Shqipëria është e hapur për të gjithë. Shqipëria e ka situatën e COVID më të mirë se Greqia dhe Greqia ka mbyllur kufijtë.”


Xhimi Lala deklaroi se turizmin në Shqipëri këto kohë po e mbajnë kosovarët, polakët, çekët dhe ukrainasit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion