E veshur në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës

Showbiz

E veshur në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve

Dua Lipa ka shkëlqyer me kombinimin e veshjes së saj, ndërsa u pa të largohej nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë.Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë të përmasave të mëdha, dhe mbrojti fytyrën e saj pas një maske dhe syze dielli të zeza.

Sipas Daily Mail, interpretuesja e hitit “New Rules” zbuloi se xhaketa e saj e modës ishte me dy anë duke e modeluar lirshëm pjesën mbi shpatullën e saj të majtë për të treguar modelin e saj kuqezi.Këngëtarja për aksesorë zgjodhi unaza lulesh dhe një çantë elegante në krahun e saj.

E veshur në ngjyrat kuq e zi, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve

Artistja me prejardhje shqiptare është e nominuar për tri kategori në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve në Britani: “Artistja më e mirë femër”, “Albumi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë solo”.Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumëpritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena”, në Londër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion