Transportonte dr*gë të fshehur në baterinë e automjetit, arrestohet 18-vjeçari shqiptar

Bota

Transportonte dr*gë të fshehur në baterinë e automjetit,

Shtetasi me iniciale E.K., i moshës 18 vjeç është dënuar në Francë me 18 muaj burgim dhe gjobë prej 805 mijë eurosh, si dhe ndalim të së drejtës së hyrjes në shtetin francez për 10 vjet.

Shqiptari është dënuar pasi u kap duke transportuar 5.5 kilogramë kokainë dhe heroinë të fshehura në baterinë e një automjeti.

I riu shqiptar gjatë procesit hetimor në gjykatën franceze refuzoi të jepte kodin e telefonit të tij të sekuestruar nga policia franceze. Ai deklaroi se kishte borxhe të pashlyera në Shqipëri në shifrën e 600 eurove dhe se dëshironte të shlyente këto borxhe për të rifilluar një jetë të re në vendin tonë.

18-vjeçari pretendoi se punonte si kamarier dhe kishte pranuar të fillonte një punë të re si transportues pa ditur se çfarë dokumentacioni kishte firmosur pasi sipas tij nuk e zotëronte gjuhën frënge.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion