Fëmijët ndodheshin në tualet dhe dëgjonin ulërimat, detaje rrëqethëse nga vrasja e shqiptares në Itali

Bota

Fëmijët ndodheshin në tualet dhe dëgjonin ulërimat,

Ndërkohë që në katin përdhes babai vriste me çekiç nënën e tyre, në kulmin e një zënke të dhunshme, fëmijët ishin mbyllur në tualet, të terrorizuar nga përplasja, që duket se ishte e disata mes prindërve të tyre. Ky është një nga detajet më rrëqethëse nga ngjarja tragjike e ndodhur pasditen e së dielës në qendër të Pove del Grappa, në një apartament në rrugën Bastianelli, aty ku shqiptarja 39-vjeçare Dorina Alla mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj, 51-vjeçari Gëzim Alla, me profesion murator.

Vajza më e madhe e dy fëmijëve, telefonoi nga tualeti kushërirën që jetonte jo shumë larg familjes. Por kur e reja erdhi, për Dorinën ishte tepër vonë. Dy fëmijët, që dëgjuan ulërimat e nënës së tyre u ngjiten me vrap në katin e mësipërm dhe fatmirësisht nuk e panë vrasjen. Ishte vetë 51-vjeçari i cili pas krimit njoftoi karabinierët, duke i thënë se kishte vrarë gruan dhe kur ata arritën në vendngjarje ishte ai që i hapi derën, raporton tv Klan.




Në vendngjarje shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca, por për shtëpiaken 39-vjeçare, nuk mund të bëhej më asgjë. Me mbërritjen e karabinierëve fëmijët u nxorën nga një derë tjetër e shtëpisë dhe u dërguan tek një familjar që jeton në Bassanese. Gëzim Alla, pasi u mor në pyetje në Bassano, mbrëmjen e së dielës, ku dhe pranoi autorësinë e krimit, u arrestua për akuzën e vrasjes dhe ndodhet pas hekurave. 

Mediat italiane shkruajnë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se çifti, pavarësisht zënkave, që kohët e fundit duket se kishin qenë gjithnjë e më të shpeshta, nuk ishin të njohur për forcat e rendit, as nuk kishte pasur denoncime. Një i afërm tha për Telegiornale Rai të Veneto-s se gruaja donte të ndahej. Ngjarja tronditi komunitetin e vogël ku familja shqiptare kishte shkuar që prej vitit 2017.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion