VIDEO/ Shqipëria zbarkon në Budapest, një futbollist vetëm për “xhiro turistike” me kuqezinjtë

Sport

VIDEO/ Shqipëria zbarkon në Budapest, një futbollist vetëm

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar sot pasdite drejt Budapestit, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin C1, “finalen” ndaj Bjellorusisë ku një fitore ose barazim na mban në vendin e parë.

Ekipi ka udhëtuar i plotë drejt Budapestit, ose më saktësisht me “shtesa”, pasi mesfushori Ylber Ramadani është vendosur të mbetet pjesë e tij. Edhe pse i pezulluar për shkak kartonësh të verdhë, mesfushori ka vendosur të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës, edhe për të festuar fitoren e mundshme të grupit dhe arritjen e objektivit të këtij edicioni ku ai ka qenë një figurë qendrore e skuadrës së Maran.

SHIH VIDEON

Ekipi ka zgjedhur që të zhvillojë stërvitjen e fundit në “Shtëpinë e Futbollit” gjatë paradites, ndaj është thjesht për “vizitë” në stadiumin ku do zhvillohet ndeshja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion