E realizoi pak kohë para ndarjes nga jeta, publikohet kënga e re e Ergi Dinit

Showbiz

E realizoi pak kohë para ndarjes nga jeta, publikohet kënga e re e

Është publikuar ditën e sotme kënga e fundit që Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë.

Motra e të ndjerit, Barbara Dini ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se kënga mban titullin “Loco” dhe sapo është publikuar në kanalin e saj në Youtube.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës!

Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI!“, ka shkruar Dini.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e tij në X Factor. Kujtojmë që Barbana publikoi në 2019-ën “Ku je”, duetin e tyre të lënë pezull. Ergi Dini ndërroi jetë tragjikisht në nëntor të 2016-ës pas një aksidenti me motor në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion