Peshqit që hanë testikujt e meshkujve zbulohen për herë të parë në ujërat evropiane

Bota

Peshqit që hanë testikujt e meshkujve zbulohen për herë

Peshku që njihet për ngrënien e testikujve të meshkujve është zbuluar për herë të parë në ujërat evropiane.

Bëhet fjalë për Pacu, lloj peshku piranja, i cili identifikohet nga dhëmbët e tij që duken si të njeriut dhe zakonisht gjendet në lumin Amazon.

Megjithatë kjo piranja ka mbërritur në Europë sipas medias lokale “Gentside”, e cila raporton se një nga peshqit 20.3 cm të njohur si “prerësi i topit” u kap nga peshkatari Einar Lindgreen në një kurth ngjalash të vendosur në brigjet jugore të Suedisë.

Peshqit që hanë testikujt e meshkujve zbulohen për herë
Krim brutal në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli dhe varet në shtyllë
Sipas Henrick Carl nga Muzeu i Historisë Natyrore të Danimarkës tha :“Pacu nuk është i rrezikshëm për njerëzit, poir pickimi i tij është mjaft serioz. Ka pasur incidente në vende të tjera, të tilla si Papua Guinea e Re ku disa burrave u janë këputur testikujt. Pacu është kryesisht vegjetarian, ata mund të jenë një kërcënim për zhytësit meshkuj. Ata kafshojnë sepse janë të uritur dhe testikujt ulen bukur në gojën e tyre.”

Megjithatë gjetja e kësaj piranje të vetme në këto ujëra ka habitur jo pak, pasi ato nuk mund të jetojnë në klimën e ujërave skandinave dhe supozimi është që mund të jetë mbajtur si kafshë shtëpiake në akuarium dhe është hedhur, sipas dailystar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion