Duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj më të fundit, Bebe Rexha bie dhe përfundon në...

Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e saj të radhës, pasi albumi i saj më i fundit, “Better Mistakes” është pritur shumë mirë nga fansat.
Artista e njohur shqiptare ka publikuar një video në TikTok, teksa shihet duke kërcyer nën ritmet e “Chain my heart”.
@beberexha Believe it or not I fell in the fucking pool right after I filmed this Lolol
♬ Chain My Heart - Topic & Bebe Rexha
Teksa bën gjeste dhe lëvizje të ndryshme provokuese, Rexha i buzëqesh kamerës, teksa thotë se vetëm pak pasi realizoi videon, ajo përfundoi në pishinën e shtëpisë së saj.
“Besoni ose jo, unë rash në pishinën time të dreqit pasi e xhirova këtë (qesh me të madhe)”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e videos.


