“Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër…”/ Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krim'it në Roskovec

Aktualitet

“Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër…”/

Është publikuar biseda e fundit e Nertil Buzit me një prej motrave të tij, disa ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij dhe në fund vrau edhe veten.

Në bisedë, Buzi shprehet se shpresonte që ish-e fejuara e tij, Rozalinda Plaka, të tërhiqte kallëzimin ndaj tij. Ai i tregon motrës se, sipas tij, Rozalinda i kishte dhënë fjalën se do ta bënte një gjë të tillë, por shfaq shqetësimin se mund të ndikohej nga familjarët e saj.

Buzi shprehet gjithashtu se, nëse familjarët e Rozalindës do të merrnin vesh për tërheqjen e kallëzimit, mund të përpiqeshin ta pengonin.

“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços. Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht, por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër.

Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, thotë Nertili.

Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të fejuarës.

“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla….”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion