Nju Jork bën të detyrueshëm certifikatën e vaksinimit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio pritet certifikatë vaksinimi për të ngrënë në restorante, për tu stërvitur në palestra, për të marrë pjesë në shfaqje ose për të shkuar në vallëzime, tha një zyrtar i qytetit i paidentifikuar.
Siç thuhet, programi i ri për "zhbllokimin e Nju Jorkut" do të fillojë këtë muaj, dhe zbatimi duhet të fillojë në mes të shtatorit, sipas fjalëve të Bashkisë, shkruan Politico.
Deklarata e De Blasio do të shënonte një nga hapat më agresivë të zgjedhur në luftën kundër rritjes së rasteve të Covid-19 të shkaktuara nga shfaqja Delta e virusit.
Në fund të Korrikut, kryebashkiaku urdhëroi që punëtorët e pavaksinuar të spitaleve të qytetit dhe stafi klinik i departamentit të shëndetit të qytetit t’i nënshtrohen testimit javor për Covid-19 dhe që punësimi në institucionet e qytetit të varet nga vaksinimi.
Një zyrtar i qytetit e përshkroi masën vetëm si një hap të parë drejt një kërkese më të gjerë për vaksinim në qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara.
"Kryebashkiaku tani është 100 për qind i përfshirë në punë dhe po avokon në mënyrë aktive për vaksinimin," tha zyrtari i Bashkisë, i cili kërkoi të mbetet anonim para njoftimit zyrtar të kryetarit./syri


